Lidhje

Shqipëri: Bashkëpunim Prokurori-Ministria e Drejtësisë për burgjet


Prokuroria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë diskutuan për një bashkëpunim më të afërt midis tyre për trajtimin e të burgosurve në përputhje me kërkesat e Bashkimit EVropian.

Përfaqësues të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Ministrisë së Drejtësisë dhe organizatave jo-qeveritare folën me shqetësim për infrastrukturën problematike në burgje, investimet për rregullimin e kushteve te jetesës dhe respektimin e të drejtave njerëzore edhe për të dënuarit.

Burgjet shqiptare janë të mbipopulluara dhe me një infrastrukturë të dobët. Investimet në to janë bërë të nevojshme, si për të arritur standartet ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, ashtu edhe për të përballuar ekstradimet e të dënuarve nga burgjet e Italisë, Greqisë dhe shtete të tjera.//lk

XS
SM
MD
LG