Lidhje

SHBA: Akt -padi  për nënshtetësinë e presidentit të zgjedhur Obama


Gjykata e Lartë amerikane po sheh mundësinë për të shqyrtuar ose jo një çështje ku vihet në diskutim nëse presidenti i zgjedhur Barak Obama mund të shërbejë ose jo si President.

Anëtarët e gjykatës pritet të takohen për të diskutuar mbi akt-padinë. Ekspertët ligjorë nuk parashikojnë që akt-padia të ketë sukses.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara parashikon që një person duhet të jetë qytetar i lindur amerikan në mënyrë që të shërbejë si president, por nuk përcakton se ç’do të thotë i lindur amerikan.

Aktpadia është një nga shumë pretendimet ligjore që po sfidojnë shtetësinë e zotit Obama dhe nëse ai mund të bëjë ligjërisht betimin si president i Shteteve të Bashkuara. Shumë nga akt-paditë janë hedhur poshtë.

I ati i zotit Obama ishte kenian dhe e ëma ishte shtetase amerikane. Zoti Obama thotë se ai ka lindur në shtetin e Havait dhe ka një çertifikatë lindjeje origjinale. //mm//

XS
SM
MD
LG