Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama, emëron Sekretarin e Shëndetësisë


Presidenti i zgjedhur Barak Obama emëroi ish senatorin Tom Dashel në postin e Sekretarit të Shëndetësisë.

Gjatë një konference shtypi sot në Çikago, presidenti i ardhshëm tha se zoti Dashel po ashtu do të kryesojë edhe zyrën e re që do të krijohet në Shtëpinë e Bardhë për reformën në shëndetësi.

Zoti Obama tha se në këtë rol të dyfishtë, zoti Dashel do të vihet në krye të përpjekjeve për të hartuar dhe zbatuar planin e ri për ta bërë mbulimin shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët. Zoti Dashel, tha presidenti i ri, është ekspert në fushën e shëndetësisë dhe gjatë viteve në Kongres njihet për bashkëpunim me të dyja palët.

Zoti Dashel, demokrat, ka shërbyer për 26 vjet në Kongres, 10 nga të cilat si drejtues i demokratëve, kur ata kishin kontrollin e Senatit. Zoti Dashel është edhe autor i një libri për sistemin shëndetësor amerikan.

Zoti Dashel u tha gazetarëve se kostoja e sistemit aktual të shëndetësisë është e papërballueshme.

Aktualisht rreth 54 milionë amerikanë janë pa kujdes shëndetësor. Ish senatori tha se modernizimi i sistemit po ashtu do të ndihmojë ekonominë amerikane.//rd//

XS
SM
MD
LG