Lidhje

Tajlandë: Parlamenti zgjedh kryeministrin e ri të vendit


Udhëheqësi i partisë demokrate opozitare në Tajlandë Abhisit Vejajiva fitoi sot votimet gjatë një seance të jashtëzakonshme parlamentare duke u bërë kryeministri i tretë i vendit brenda një viti.

Zoti Abhisit fitoi të paktën 234 vota ndaj 198 votave për kandidatin e koalicionit në pushtet, ish shefin e policisë Praha Promnog.

Zoti Abhisiti, i cili mbështeti protestat anti-qeveritare të cilat shkaktuan mbylljen e aeroportit të Bangokut për tetë ditë rresht gjatë këtij muaji do të zëvendësojë zotin Somçai Uongsauat.

Zoti Somçai dha dorëheqjen si kryeministër i vendit në fillimit të muajit pasi një gjykatë vendase e kishte shpallur partinë e tij dhe partitë e koalicionit që ai drejton si fajtorë për vjedhje votash. //ad//

XS
SM
MD
LG