Lidhje

Obama emëron kreun e Departamentit të Arsimit


Presidenti i zgjedhur Barak Obama emëroi drejtorin e shkollave publike të qytetit të Çikagos si kreun e Departamentit të Arsimit.

Zoti Obama emëroi sot zotin Arni Dankën si sekretar të arsimit gjatë një konference për shtyp në një shkollë publike të reformuar nga zoti Dankën.

Dankën, i njohur si reformist, ka drejtuar sistemin e tretë më të madh shkollor në vend që nga viti 2001 dhe është mik i ngushtë i presidentit të zgjedhur.

Zoti Obama e cilësoi zotin Dankën si njeri që mendon në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar nga ideologjitë partiake. Ai tha se përmirësimi i sistemit të arsimit publik ka rëndësi të madhe në Shtetet e Bashkuara të mbeten udhëheqëse e sistemit ekonomik global në shekullin e 21.

Zoti Obama po takohet gjithashtu me anëtarë të ekipit të tij ekonomik, duke përfshirë personin e emëruar si sekretar të thesarit Timothi Gaitner. Gjatë kësaj jave zoti Obama pritet të emërojë senatorin demokrat nga shteti Kolorado Ken Salazar në postin e sekretarit të burimeve natyrore. //kk//

XS
SM
MD
LG