Lidhje

Serbia arreston 10 ish luftëtarë kosovarë për krime lufte


Policia e Serbisë arrestoi 10 ish luftëtarë shqiptarë të dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit të Kosovës.

Zyrtarët thanë sot se policia bastisi 17 objekte në qytetin jugor të Preshevës, një zonë e banuar kryesisht nga shqiptarë dhe arrestoi 10 persona të dyshuar si ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të arrestuarit u transferuan më pas në Beograd.

Një zëdhënës i prokurorit të Serbisë për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, tha se personat akuzohen për vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve midis qershorit dhe tetorit 1999.

Zëdhënësi tha se ata akuzohen gjithashtu për torturim, grabitje dhe përdhunim të civilëve si serbë edhe jo-serbë në komunën e Gjilanit pranë kufirit me Serbinë.

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, shprehu habi për arrestimet dhe tha se ato nuk kontribuojnë për qendrueshmërinë e rajonit.

//iç//

XS
SM
MD
LG