Lidhje

Guvernatori Blagojeviç emëron senatorin e Ilinoit


Guvernatori i Ilinoit Rod Blagojeviç emëroi personin që do të zëvendësojë presidentin e zgjedhur Barak Obama në senat, pavarësisht nga pretendimet se guvernatori u përpoq ta shiste vendin e senatit.

Zoti Blagojeviç emëroi sot ish-prokurorin e përgjithshëm të Ilinoit Roland Burris në këtë post. Udhëheqësit e senatit kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë emërim të bërë nga guvernatori.

Blagojeviç u arrestua nën akuzat se u përpoq t’ia shiste vendin e senatit të zotit Obama, atij që do të ofronte më shumë para, ose për përfitime personale. Anëtarë të Partisë Demokrate ku bën pjesë zoti Blagojeviç, përfshirë zotin Obama i kanë bërë thirrje guvernatorit të lërë postin, duke thënë se ai nuk mund ta drejtojë më shtetin. Guvernatori i ka mohuar akuzat, duke thënë se do të qëndrojë në post dhe do t’i luftojë akuzat deri në fund. //kk//

XS
SM
MD
LG