Lidhje

Serbi: Presidenti Tadiç shkarkon shefin e ushtrisë


Presidenti serb Boris Tadiç shkarkoi sot shefin e ushtrisë Gjeneral Zdravko Ponos, disa ditë pasi ky i fundit deklaroi se vendi nuk ka një strategji për mbrojtjen.

Në deklaratë nuk jepen arsyet e shkarkimit. Presidenti Tadiç thjesht shprehet se zëvendës komandanti i ushtrisë do të kryejë funksionet e postit derisa të emërohet shefi i ri.

Javën e kaluar, gjenerali Ponos iu kundërvu ministrit të mbrojtjes Dragan Sutanovac, një aleat i Presidentit Tadiç, duke kritikuar buxhetin e ushtrisë dhe duke thënë se Serbia nuk ka një strategji për mbrojtjen. Ai tha gjithashtu se reforma në ushtri ishte frenuar.

Përplasja nxiti kritikat e opozitës ndaj qeverisë dhe i përforcoi zërat se sistemi i sigurisë së vendit ishte nën rrezik.//kk//

XS
SM
MD
LG