Lidhje

Obama: Kongresi të veprojë shpejt për rimëkëmbjen ekonomike


Presidenti i zgjedhur Barak Obama u bëri thirrje udhëheqësve të Kongresit që të veprojnë me shpejtësi lidhur me planin e rimëkëmbjes ekonomike që synon krijimin e 3 milion vendeve të punës.

Në fjalimin e përjavshëm në radio, zoti Obama tha se për shumë familje, viti i ri po sjell shqetësime dhe pasiguri ndërkohë që borxhet shtohen.

Presidenti i zgjedhur i cili vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, tha se do të takohet javën tjetër me udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Kongresit për të diskutuar mbi planin e tij të rimëkëmbjes ekonomike.

Shumë republikanë kanë shprehur shqetësim rreth planit të tij që parashikon një paketë gjigande stimulimi. Ndihmësit e zotit Obama thonë se paketa mund të kapë 775 miliard dollarë.

Në një zhvillim tjetër ekonomik, Departamenti amerikan i Thesarit shpalli dje kriteret që do të përdorë për të shpëtuar institucionet e rëndësishme financiare nga falimentimi. //ii

XS
SM
MD
LG