Lidhje

Shqipëri: Gati kartat e identitetit


Autoritetet në Tiranë bënë të ditur sot se janë gati teknikisht për të pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të gjithë shtetasit shqiptarë.

Ministria e Brendshme publikoi një seri masash shtrënguese që do të nxitin qytetarët për të marrë sa më shpejt kartat e identitetit që nga 12 janari. Në masat detyruese përfshihen edhe pagesat, pensionet, shkollimi, asistenca sociale, dokumentat e automjeteve dhe shërbime të tjera publike.

Karta mund të merret me 10 euro, që mund te paguhen në çdo zyrë postare, ndërkohe që në të gjithë vendin janë ngritur 400 zyra aplikimi pranë pushtetit vendor. //rd//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG