Lidhje

Obama: Guantanamo nuk mund të mbyllet shpejt


Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se nuk pret ta përmbushë zotimin e fushatës për të mbyllur burgun e Guantanamos në Kubë brenda 100 ditëve të para të mandatit të tij.

Duke folur në programin televiziv "Java që Kaloi" të stacionit televiziv ABC, zoti Obama tha se mbyllja e burgut është më e vështirë nga ç'mendohet.

Por ai theksoi se administrata e tij do ta mbyllë në të ardhmen këtë burg. Zoti Obama tha se ekipi i tij ligjor po punon për krijimin e një sistemi që respekton sundimin e ligjit, por nuk do të lirojë njerëz që kanë ndërmend siç tha ai "të na hedhin në erë".

Presidenti i zgjedhur po kështu foli mbi konfliktin në Gazë gjatë intervistës dhe tha se administrata e tij po përgatitet të përfshihet në proçesin e paqes në Lindjen e Mesme që më 20 janar.

Por ai nuk pranoi të fliste gjatë mbi konfliktin, dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një president dhe se nuk duhen dërguar sinjale të ndryshme në një situatë delikate. //mm//

XS
SM
MD
LG