Lidhje

Rusia rifillon transportin e gazit, por Evropa ende vuan mungesat


Rusia ka rifilluar transportin e gazit natyror përmes Ukrainës, në Evropën Perëndimore, por vëzhguesit e Bashkimit Evropian thonë se pak ose aspak gaz ka arritur në vendet evropiane që po vuajnë nga mungesat e energjisë.

Ndërsa lufta e deklaratave vazhdoi sot mes Moskës dhe Kievit, kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom e akuzoi përsëri Ukrainën se po i ndërronte drejtimin rrjedhës së gazit për ta përdorur për konsum të brendshëm. Rusia ndërpreu për herë të parë furnizimet për Ukrainën më 1 janar, si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çmimet.

Një këshilltar i lartë për energjinë në qeverinë ukrainase i tha Zërit të Amerikës se gazi rus po rrjedh në tubacionet ukrainase, por nuk mundet ende të kalojë në Evropë pasi nuk ka arritur presioni i nevojshëm.

Të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje dje për të rifilluar derdhjen e gazit rus në Evropë. Ndërprerja e gazit rus para gjashtë ditësh la miliona evropianë pa ngrohje, në ditët më të ftohta të dimrit.//kk//


XS
SM
MD
LG