Lidhje

Takimi Rusi-Ukrainë për të zgjidhur krizën e furnizimit me gaz


Autoritetet ruse dhe ukrainase thanë se do të takohen të shtunën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen që ka sjellë ndërprerjen e furnizimeve me gaz për pjesën më të madhe të Evropës.

Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko dhe homologu i saj rus Vladimir Putin, ranë dakort sot gjatë një bisede telefonike që të takohen në Moskë. Bashkimi Evropian tha se do të dërgojë në bisedime dy përfaqësues.

Ukraina e kishte refuzuar më parë vendin e takimit duke thënë se ai duhet të mbahej në territorin e Bashkimit Evropian.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se shpreson që takimi do të ndihmojë për të zgjidhur krizën.

Mosmarrëveshja që ka lënë pjesën më të madhe të Evropës në të ftohtë dhe pa ngrohje të mjaftueshme, ka nxitur një raund të ri akuzash nga ana e Evropës se Rusia ka humbur statusin e saj si një furnizuese e besueshme e energjisë për Perëndimin. (ze)

XS
SM
MD
LG