Lidhje

Ukraina, Rusia intensifikojnë përpjekjet diplomatike


Ukraina dhe Rusia po intensifikojnë përpjekjet diplomatike, ndërsa të dyja palët mbrojnë qëndrimet e tyre në mosmarrëveshjen për gazin natyror që ka ndërprerë furnizimin e Evropës.

Kryeministri rus Vladimir Putin ishte sot në Berlin, ku akuzoi Bashkimin Evropian se po mbështeste në mënyrë të padrejtë Ukrainën. Ai foli gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Më herët zoti Putin u takua po në Berlin me një grup shefash të energjisë të vendeve evropiane për të diskutuar mbi mënyrat e transportit të gazit përmes Ukrainës.

Në Kiev, presidenti ukrainas Viktor Jushçenko u takua me zyrtarë të Sllovakisë, Polonisë dhe Moldavisë për të diskutuar për energjinë.

Kryeministrat e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen të shtunën në Moskë për të diskutuar mbi situatën e krijuar. (ze)

XS
SM
MD
LG