Lidhje

Haradinaj: Qeveria të caktojë kushte për bisedimet me Beogradin


Opozita në Kosovë i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të mos pranojnë bisedime me Beogradin, në se autoriteti i tyre nuk shtrihet në të gjithë Kosovën. Ditët e fundit janë shtuar debatet rreth mundësisë, që ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë bisedime për çështje teknike të interesit të ndërsjellë. Prishtina zyrtare thotë se bisedime të tilla mund të zhvillohen, por vetëm si ndërmjet dy vendeve të pavarura, ndërsa Beogradi nuk e njeh pavarësinë e shpallur 11 muaj më parë.//lk

XS
SM
MD
LG