Lidhje

Pakistani mbështet urdhërin e zotit Obama për Guantanamon


Pakistani thotë se e mbështet urdhërin e zotit Obama për të mbyllur brenda një viti qendrën ushtarake të paraburgimit në Gjirin Guantanamo.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtëme thuhej se vendimi për mbylljen e Guantanamos i shtohet dimensionit moral aq të nevojshëm në politikën kundër terrorizmit.

Sipas një liste të hartuar nga gazeta Uashington Post, aktualisht në Guantanamo mbahen 6 shtetas pakistanezë. Mes tyre ka të dyshuar të rëndësishëm që akuzohen për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Disa ligjvënës amerikanë kanë shprehur shqetësim se mbyllja e Guantanamos mund të çojë në lirimin e disa të burgosurve të rrezikshëm. Departamenti i mbrojtjes thotë se 61 ish të burgosur në këtë qendër i janë kthyer terrorizmit. //ii

XS
SM
MD
LG