Lidhje

Koreja e Veriut anulon marrëveshjet  me Korenë e Jugut


Korea e Veriut thotë se ka anuluar të gjitha marrëveshjet politike dhe ushtarake me Korenë e Jugut. Është ky zhvillimi i fundit në një seri kërcënimesh kundër presidentit pro-amerikan të jugut Li Mung Bak.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Phenianit publikoi një deklaratë sot ku thuhet se Korea e Veriut nuk do të respektojë më marëveshjet me jugun. Në deklaratë akuzohet gjithashtu Korea e Jugut se po i shtyn të dy vendet në prag të luftës.

Deklarata e bërë nga Komiteti për Ribashkimin Paqësor të Koresë thotë se Pheniani do të anulojë gjithashtu një marrëveshje të kufirit në Detin e Verdhë që u shënua nga Kombet e Bashkuara në fund të luftës koreane.

Një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit në Korenë e Jugut shprehu keqardhje të thellë për qëndrimin e Phenianit. Ministria po i kërkon Phenianit të angazhohet në dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet.//iç//


XS
SM
MD
LG