Lidhje

Miliona dollarë për reklamat gjatë finales së kampionatit amerikan të futbollit


Megjithë ekonominë në krizë, shumë kompani të mëdha kanë paguar miliona për të bërë reklama në ndeshjen finale të futbollit amerikan - superbollit. Kjo është ngjarja më e madhe sportive në Amerikë dhe ashtu si në të kaluarën, sponsori kryesor i Ligës Kombëtare të Futbollit, kompania e birrës Anheuser-Busch zë vendin kryesor për nga numri i reklamave, gjithsej 7. Firma Doritos doli përsëri me një novacion këtë vit - ajo u kërkoi firmave të ndryshme të prodhonin reklama dhe pastaj publiku të zgjidhte më të mirën përmes një ankete në internet. Edhe Pepsi ka paguar shumë për reklamat gjatë ndeshjes së madhe. Dy nga spotet e tyre reklamojnë Pepsi Max dhe një pije të tipit Gatorade të quajtur G. Një spot i tretë paraqet Bob Dylan me këngën 'Forever Young' krahas një varianti modern të kësaj kënge të interpretuar nga Will.i.am. //mm//
XS
SM
MD
LG