Lidhje

Në Britani punëtorët grevistë po shqyrtojnë një ofertë


Në Britani punëtorët grevistë, po shqyrtojnë një ofertë të paraqitur me synimin për t’u dhënë fund mospajtimeve lidhur me shfrytëzimin e krahut të punës në një rafineri franceze nafte.

Sindikatat e angazhuara në negociata thonë se anëtarët e tyre do të votojnë nesër për të pranuar ose jo një marrëveshje që do t’u garantonte punëtorëve britanikë gjysmën e vendeve të punës në një projekt për ndërtimin e rafinerisë në Anglinë lindore. Kontraktori i projektit kishte sjellë fillimisht punëtorë nga Italia dhe Portugalia.

Kryeministri britanik Gordon Brown u tha ligjvënësve se shpreson që punëtorët do ta pranojnë marrëveshjen.

Greva filloi javën e kaluar dhe u bë nxitëse e grevave të ngjashme në rafineri të tjera. Punëtorët britanikë janë aktualisht të shqetësuar nga rritja e papunësisë që është keqësuar më tej nga recesioni global.

Në bazë të ligjit të Bashkimit Evropian, punëtorët evropianë janë të lirë të punojnë në vende të tjera dhe të pranojnë pagë më të ulët se punëtorët lokalë. (ze)

XS
SM
MD
LG