Lidhje

Nënpresidenti Bajden: Shtetet e Bashkuara gati të flasin me Iranin


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Iranin për programin e tij bërthamor por theksoi se Teherani përballet me izolim dhe trysni nëse vazhdon rrugën e tanishme.

Zoti Bajden i bëri komentet sot në konferencën e Mynihut. Ai tha se do Iranit do t’i ofrohen stimuj të rëndësishëm nëse heq dorë nga ajo që nënpresidenti e quajti “program i paligjshëm bërthamor dhe mbështetje për terrorizmin”.

Oferta e zotit Bajden për t’u angazhuar në bisedime me Iranin shënon një ndryshim nga administrata e Presidentit Bush, e cila refuzonte të hynte në negociata të drejtpërdrejta me Teheranin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha nga ana e saj se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duhet të jetë i përgatitur për të vendosur sanksione më të forta mbi Iranin. Zonja Merkel tha se Irani nuk duhet të lejohet të zotërojë armë bërthamore. //ek//

XS
SM
MD
LG