Lidhje

Gratë iraniane pas revolucionit të 1979-ës


Revolucioni Islamik në Iran kishte për qëllim të sillte ndryshim në vend, të largonte nga pushteti regjimin shtypës monarkik, të rikthente në Iran ndikimin perëndimor dhe siç shpresonin shumë iranianë të sillte një jetë më të mirë dhe më demokratike në Iran. Por, teksa ndryshimi ndodhi, pasojat e tij ishin krej ndryshe nga ç’pritej veçanërisht për gratë. Tani, pas 30 vjetësh, shumë gra iraniane jashtë dhe brenda vendit po bëjnë thirrje për më shumë barazi gjinore dhe liri personale. Njofton nga Dubai korrespondentja Mendi Klark.

Siba Shakib u rrit në Teheran por u largua nga vendi menjëherë pas revolucionit të vitit 1979. Ajo ka pasur sukses në jetë, ka botuar një libër ndër më të shiturit në Itali, Nju Jork dhe Dubai. Është është kthyer në Iran vetëm pak herë dhe ka dëshirë të jetojë atje.

"Shpresoj të kem mundësinë të kthehem një ditë në Iran dhe të punoj e jetoj atje”.

Zonja Shakib ka shkruar shumë për Afganistanin, kryesisht mbi forcën e grave në kohë të vështira. Sipas saj, Revolucioni Islamik në Iran ka sjellë pasoja pozitive dhe negative për gratë. Ajo thotë se gjendja e grave në Iran është vështirësuar por 30 vjetët e fundit u kanë mësuar grave dhe vajzave të luftojnë për t’u arsimuar më shumë, për të punuar më shumë dhe për të fituar më shumë përgjegjësi.

Revolucioni iranian largoi nga pushteti Shahun Mohamed Reza Pahlavi dhe solli në pushtet klerikun Ajatollah Khomeini. Por fill pasi Ajatollahu mori në dorë pushtetin, në vend u vendosën ligje shumë të forta që u eliminuan grave shumë të drejta.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Shirin Ebadi punonte si gjykatëse nën regjimin e Shahut. Ashtu si shumë profesionistë dhe intelektualë iranianë, edhe ajo e mbështeti revolucionin fillimisht. Shumë shpejt atë do ta largonin nga puna, por zonja Ebadi nuk hoqi dorë nga lufta për demokraci dhe të drejta megjithë kërcënimet e shpeshta për vdekje që merrte. Në vitin 2003 ajo fitoi Çmimin Nobel për punën e saj.

Sipas saj, premtimet e revolucionit se do të kishte më shumë liri personale dhe sociale nuk janë realizuar.

"Kurrë nuk e kam parë lirinë që shpresoja të arrinim. Ndaj edhe fillova luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vazhdoj të luftoj për lirinë e popullit të Iranit”.

Zonja Shirin Ebadi qëndroi në Iran pas Revolucionit, por 2 deri në 3 milionë iranianë u larguan nga vendi. Shumë prej tyre shkuan në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Dubai. Parukierja Fariba Shiva, thotë se gratë në Iran duan barazi, kërkojnë respekt dhe mundësi të njëjta pune.

Sipas saj ata po përpiqen të hapin një hapësirë për vete në shoqërinë iraniane. Por shkrimtarja, Shakib thotë se ndryshim nuk do të thotë se gratë iraniane duhet të marrin kulturën perëndimore.

"Shpresoj se 80% e popullatës në Iran një ditë do të kenë mundësinë të thonë haptazi dhe me krenari se janë të kënaqur për jetën që bëjnë. Kjo do të jetë vërtet diçka e madhe”.

Ashtu si zonja Shakib, shumë gra iraniane brenda dhe jashtë Iranit thonë se ka ardhur koha që Revolucioni i vitin 1979 të realizojë premtimet e bëra 30 vjet më parë. //bsa//

XS
SM
MD
LG