Lidhje

Prishtina hedh përsëri poshtë kërkesën e Beogradit për 6-pikëshin


Udhëheqësit politikë të Beogradit kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të zbatohet plani gjashtë pikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, për rikonfigurimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë. Udhëheqësit në Prishtinë thanë ndërkaq, se ky plan nuk ekziston më për institucionet e vendit. Këto komente pasuan vizitën e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Beograd, ku është debatuar veç tjerash për mundësinë e hapjes së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet e interesit të përbashkët.//lk

XS
SM
MD
LG