Lidhje

Avioni turk mund të ketë qënë pa karburant



Një avion pasagjerësh i shoqërisë Turkish Airlines me 134 njerëz në bord u përplas në ulje në aeroportin Shipol të Amsterdamit duke vrarë 9 he plagosur më shumë se 50 vetë.

Avioni i tipit Boeing 737 u nda në tre pjesë nga përplasja në një fushë me baltë, të paktën 500 metra më parë nga pista e zakonshme.

Autoritetet thanë se gjysma e të plagosurve janë në gjendje serioze. Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende, por televizionet turke thanë se avionit mund t’i kishte mbaruar karburanti.

Autoritetet turke thanë se numri i vogël i viktimave ishte një mrekulli.

Katër orë pas përplasjes, punonjësit e emergjencës ende po kërkonin në rrënoja.

Parashikuesit e motit thanë se avioni, që u nis sot në mëngjes nga Stambolli, po përpiqej të ulej në një kohë me shi dhe mjegull.

XS
SM
MD
LG