Lidhje

Baiden: Lufta në Afganistan nuk është humbur


Nënpresidenti amerikan Xho Baiden tha se ia vlen të studiohet mundësia për të hyrë në marrëveshje me elementë të moderuar të Talibanit për të sjellë qendrueshmëri në Afganistan.

Zoti Bajden ishte dje në Bruksel ku u takua me zyrtarë të NATO-s dhe të Bashkimit Europian për të marrë mendimet e tyre rreth një strategjie të re në luftën në Afganistan, për të cilën ai tha se "nuk po e fitojmë".

Ai tha se e mbështet vlerësimin e të dërguarit amerikan Riçard Hollbruk sipas të cilit vetëm një numër i vogël i talibanëve janë ekstremistë islamikë dhe se 70 përqind marrin pjesë në luftë sepse janë të paguar.

Zoti Bajden tha se ia vlen të hyhet në tratativa me Talibanin për të parë nëse një pjesë e tyre dëshirojnë të bëhen pjesë e një Afganistan të sigurt e të qendrueshëm.

Nënpresidenti amerikan u tha udhëheqësve të NATO-s se lufta në Afganistan nuk është e humbur aspak dhe se koordinimi mes aletëve të NATO-s ka rëndësi jetike.//ii

XS
SM
MD
LG