Lidhje

GNK: Bosnja ka ende nevojë për Përfaqësuesin Ndërkombëtar


Organizata Ndërkombëtare e Krizave thotë se mbyllja e zyrës së Përfaqësuesit Ndërkombëtar për Bosnjen në këtë periudhë do ta vinte në rrezik stabilitetin në këtë vend.

Kjo organizatë ndërkombëtare kërkimore me seli në Bruksel e konsideron si të mirëpritur hapin për të mbyllur statusin e protektoratit ndërkombëtar për Bosnjen, dhe shton se ky hap duhet të ndërmerret së shpejti. Por organizata paralajmëron se momentalisht është gabim të kryhet ky tranzicion.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se udhëheqësit e Bosnjes po e sfidojnë më hapur se kurrë Marrëveshjen e Dejtonit për paqe në Bosnje, e cila i dha fund konfliktit në këtë vend ballkanik. Organizata paralajmëron se mbyllja e Zyrës së Përfaqësuesit Ndërkombëtar para krijimit të kushteve të nevojshme do të dërgonte një sinjal të gabuar.

Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë Përfaqësuesit Ndërkombëtar autoritetin të imponojë ligje dhe të heqë nga posti zyrtarë të zgjedhur.

Këshilli Ndërkombëtar për Vendosjen e Paqes, i cili mbikqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, emëron Përfaqësuesin Ndërkombëtar. //ad//

XS
SM
MD
LG