Lidhje

Obama, gati buxhetin deri në shtator



Presidenti Obama tha se ai po nënshkruan një buxhet jo të mirë, për të lejuar funksionimin e qeverisë amerikane deri më 30 shtator, kur mbyllet viti financiar.

Buxheti prej 410 miliardë dollarësh përmban fonde edhe për rreth 8 mijë projekte të futura në të nga ligjvenës të ndryshëm për zonat e tyre elektorale, një proces që është kritikuar shumë në të kaluarën dhe që në këtë buxhet kap vlerën e 7 miliardë dollarëve.

Duke nënshkruar buxhetin sot në Uashington, presidenti Obama tha se këto lloj projektesh mund të përdoren për të shpenzuar fonde federale për projekte vërtetë të vlefshme, por disa herë, theksoi ai, ky proces është përdorur si një mjet për “abuzime, shpërdorime e mashtrime”, me projekte që futen në buxhet në minutën e fundit, pa patur mundësi të rishikohen dhe pa ndonjë vlerë.

Presidenti bëri thirrje që këto projekte të veçanta të jenë transparente, duke shtuar se ato nuk duhet të përdoren si mjet për përfitime politike. Ai tha se në se zyrtarët e administratës së tij arrijnë në përfundimin se një projekt i veçantë nuk ka vlerë legjitime, qeveria e tij do të kërkojë ta heqë atë nga buxheti duke bashkëpunuar me Kongresin për ta realizuar këtë gjë.

XS
SM
MD
LG