Lidhje

Grupi terrorist grek merr përgjegjësinë për sulmet ndaj "Citibank"



Një grup i ekstremit të majtë morri përgjegjësinë për dy sulmet e fundit kundër kompanisë Citibank në Athinë.

"Lufta Revolucionare" thotë në një deklaratë të publikuar sot në gazetën Pontiki, se sulmet u ndërmorrën për shkak të krizës financiare.

Një bombë shpërtheu pranë një dege të Citibank-ut në afërsi të Athinës dje, duke shkaktuar dëme por jo viktima.

Muajin e kaluar policia çaktivizoi një makinë bombë pranë një zyre të Citibank-ut në rrethinat e Athinës.

Greqia e konsideron grupin si një organizatë terroriste pas një serie sulmesh që përfshijnë hedhjen e një granade në ambasadën amerikane në Athinë në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG