Lidhje

Republikanët : Projektbuxheti shton taksat e biznesit të vogël


Ligjvënësit republikanë të Kongresit amerikan thanë se buxheti i propozuar nga presidenti demokrat Obama në fund të fundit do të dëmtojë klasën e mesme amerikane.

Në fjalimin e sotëm të mbajtur në emër të partisë së tij, senatori republikan Chuck Grassley tha se zoti Obama dhe aleatët e tij në Kongres synojnë "të shpenzojnë jashtë mase, të taksojnë jashtë mase dhe të marrin hua jashtë mase."

Senatori Grassley tha se projektbuxheti i Presidentit Obama do të rrisë taksat ndaj biznesit të vogël duke e detyruar atë të shkurtojë shpenzimet dhe vendet e punës. //mm//


XS
SM
MD
LG