Lidhje

Serbia dhe FMN-ja bisedime për hua të re



Një delegacion i FMN-së hapi bisedimet me zyrtarët serb për një marrëveshje të re huaje për ta ndihmuar Beogradin të përballojë krizën financiare globale.

Zyrtarët serbë po kërkojnë 2 miliardë dollarë të tjerë përveç një huaje prej 530 milionësh në rast nevoje të miratuar nga FMN-ja në janar.

Paratë do të përdoren kryesisht për të forcuar rezervat dhe për të stabilizuar dinarin.

Ministri serb i tregëtisë Sllobodan Milosavljeviç tha se ndihma është e nevojshme për të mbuluar defiçitet e buxhetit dhe për të përballuar këtë vit pa lëkundje të mëdha.

Kryeministri Mirko Zetkoviç tha se ekonomia serbe duhet të jetë në gjendje të mënjanojë recesionin dhe të rritet me zero presje 5 përqind këtë vit.

Zyrtarët serbë thanë se bisedimet me dyer të mbyllura në Beograd do të zgjasin 10 ditë. //rd//

XS
SM
MD
LG