Lidhje

Shtyhet gjyqi ndaj 26 agjentëve amerikanë dhe 7 italianëve


Një gjykatës italian thotë se seanca ndaj 26 agjentëve amerikanë dhe 7 italianëve të akuzuar për rrembimnin e një të dyshuari terrorist do të rifillojë muajin që vjen pasi Gjykata Kushtetuese të sqarojë pikat kyçe të gjykimit të çështjes.

Seanca e të mërkurës në Milano u shty për më 22 prill. Të akuzuarit shpallën fitore javën e kaluar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se sekretet shtetërore ishin dhunuar në rastin kundër agjentëve amerikanë. Gjykata pritet të nxjerrë një vendim deri me 2 prill nëse prokurorët mund të përdorin fakte shtetërore për të cilat thuhet se dhunojnë rregullat për ruajtjen e sekreteve.

Ndaj të akuzuarve, përfshi ish drejtuesin e zbulimit ushtarak italian, rendojnë akuza për rrëmbimin e një imami egjiptian nga Milanoja dhe dërgimi i tij në Egjipt. Kleriku thotë se ishte burgosur, marrë në pyetje dhe torturuar jashtë Kairos.

XS
SM
MD
LG