Lidhje

FMN, Banka Botërore, raport para Komisionit të Jashtëm të Senatit


Drejtuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore raportuan dje para Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan lidhur me krizën ekonomike globale dhe për takimin më të fundit të ministrave botërorë të financës që u zhvillua në Britani.

Dominik Straus–Kahn dhe homologu i tij në Bankën Botërore, Robert Zollik, shkuan në Kongres për të kërkuar mbështetje për huatë urgjente ndaj vendeve që po përjetojnë më tepër vështirësi fijanciare.

Administrata amerikane dhe vendet e Evropës Perëndimore po kërkojnë dyfishimin e burimeve të FMN-së, në mënyrë që kjo organizatë botësore të jetë në gjendje të plotësojë nevojat urgjente të mbi 185 vendeve anëtare. Shefi i FMN-së Straus Kahn tha se ai mbështet jo vetëm shtimin e burimeve, por edhe që vendet me ekonomi në rritje të kenë më tepër fuqi votuese në FMN:

"Mendoj se jo vetëm që është e pashmangshme, por sigurisht se është edhe e nevojshme,në muajt e ardhshëm mënyra e drejtimit të këtyre institucioneve(FMN-së dhe Bankës Botërore), do të reformohet. Kjo do të ndodhë, sepse ekonomitë në rritje dhe ato të vendeve me të ardhura të pakta kenë nevojë për më tepër hapësitë, që t’u dëgjohet më tepër zëri dhe të kenë më tepër përfaqësim në këto organizata financiare,"- tha ai.

Ndryshe nga shumica e organizatave ndërkombëtare, vendet e ndryshme kanë fuqi votuese në FMN, në proporcion me fuqinë ekonomike, dhe aksionet që kanë atje, që do të thotë se SHBA, Japonia dhe Evropa Perëndimore janë vendet që u dëgjohet më tepër zëri. FMN thotë se do ta rishikojë numrin e votave bazuar tek aksionet e vendeve të ndryshme në organizatë, deri në vitin 2011.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zollik shprehu shqetësim lidhur me proteksitonizimin në tregti dhe i paralajmëroi senatorët lidhur me ndikimet negative të vendeve që kufizojnë importin.

"Rreziku i protekstionizimit, do ta përkeqësonte së tepërmi gjendjen. Kjo ndodhi në vitet 1930 dhe kjo shkakton një seri politikash të ashtuquajtura “t’i lutesh vendeve fqinje”.

Disa analistë shqetësohen se vetë SHBA mund të jenë duke u shndërruar në një vend portekstionist. Administrata e zotit Obama ka marrë masa, si kufizimi i kamionëve meksikanë që merren në tregtinë ndërkufitare, në tregun amerikan.

Meksika thotë se ky veprim shkel marrëveshjen e tregtisë së lirë mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, NAFTA dhe se po shqyrton mundësinë e shpagimit ndaj këtij veprimi. Ekonomia botërore aktualisht po përjeton krizën më të madhe në 40 vjet.

Anëtarët demokratë dhe republikanë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë shprehën mbështetje si për FMN-në, edhe për Bankën Botërore dhe lanë të kuptohet se do ta mbështesin ligjin për t’u dhënë më tepër para këtyre organizatave financiare botërore.//lk

XS
SM
MD
LG