Lidhje

SHBA mbështesin danezin Rasmussen për postin e shefit të NATOs


Diplomatë të NATO-s thonë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin kryeministrin danez, Anders Fogh Rasmussen, për t’u bërë sekretar i përgjithshëm i Aleancës.

Sipas tyre, zyrtarët amerikanë duket se do ta mbështesin zotin Rasmussen si kandidatin që do të zëvendësojë diplomatin holandez Jaap de Hoop Scheffer në postin më të lartë civil të NATO-s.

Zoti de Hoop Scheffer do të lerë postin e Sekretarit të Përgjithshëm më 31 gusht.

Zoti Rasmussen nuk ka pranuar të bëjë komente për kandidaturën e tij të mundshme.

Kryeministri danez ka qenë vazhdimisht aleat besnik i Shteteve të Bashkuara. Ai dërgoi trupa daneze në Irak dhe Afganistan si pjesë e kontingjentit të NATO-s atje. Ai ka qenë gjithashtu për një bashkëpunim më të ngushtë mes NATO-s dhe Bashkimit Europian. //ek

XS
SM
MD
LG