Ish Sekretari i Shtetit Henri Kisinxher u pranua në bordin e organizatorëve amerikanë që do të përpiqen ta bëjnë Amerikën mikpritësen e Botërorit 2018 ose 2022.
Zoti Kisinxher ishte nënkryetar i komitetit organizator kur Shtetet e Bashkuara u bënë mikpritëset e Botërorit 1994, të vetmet finale të këtij kampionati që janë zhvilluar në Amerikë.
Në vitin 1996, Kisinxherit iu dha Urdhëri i Meritës nga FIFA, me motivacionin se mbështetja për futbollin nga pozita e tij e lartë në administratën publike ka ndihmuar mjaft për rritjen e vendit të këtij sporti në Shtetet e Bashkuara.
Kisinxheri tha dje se nuk beson që Shtetet e Bashkuara kanë shumë shanse për t’u bërë mikpritëset e Botërorit 2018 dhe sipas mendimit të tij ato do të zhvillohen në Europë. Por ai shtoi se duke u përpjekur qysh tani, Shtetet e Bashkuara kanë më tepër shanse që të bëhen vendi organizator i finaleve të 2022-shit. //ii