Lidhje

SHBA, Koreja e Jugut për një përgjigje të fortë ndaj Koresë së Veriut


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se do të bëjnë thirrje për një përgjigje të fortë dhe të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, në qoftë se Koreja e Veriut vë në zbatim planet e saj për një provë me raketa brenda disa ditëve.

Zyrtarët thonë se Presidenti Barak Obama dhe homologu i tij koreanojugor, Li Miung Bak, ranë dakord dje në Londër që të përgatisin sëbashku përgjigjen e Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Veriut ka shpallur planet për të dërguar një satelit në hapësisë për qëllime paqësore.Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia e shikojnë këtë provë si kamuflim për të testuar një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët amerikanë thonë se prova e një rakete me rreze të gjatë që pritet, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ushtria e Koresë së Veriut ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet menjëherë, në qoftë se bëhen përpjekje për të asgjësuar raketën e saj.//iç//

XS
SM
MD
LG