Autoritet amerikane thonë se një person i armatosur hapi zjarr në një qendër emigracioni në Bingamton, Nju Jork, duke vrarë të 12 persona dhe duke marrë të paktën 20 pengje.
Guvernatori i Nju Jorkut David Paterson u tha gazetarëve sot se 12 ose 13 persona janë vrarë gjatë incidentit. Një stacion lokal njoftoi se autori i sulmit është vrarë.
Autoritetet thanë se sulmuesi përdori makinën e tij për të bllokuar derën e prapme të ndërtesës së Shoqatës Civile Amerikane. Ata thanë se ai më pas hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr me një armë të fuqishme.
Pamjet e shfaqura në televizion tregonin ndërtesën e rrethuar nga forcat e rendit me armë në dorë dhe duke u mbrojtur pas makinave.
Byroja Federale
e Hetimeve ka dërguar një epik negociues për pengjet dhe policika ka evakuuar
njerëzit nga shtëpitë në atë zonë. //rd//