Lidhje

Bajden: Papunësia në SHBA do të vazhdojë gjatë 2009-ës


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se ekonomia e vendit do të humbasë vende pune çdo muaj gjatë këtij viti.

Zoti Bajden i bëri komentet komentet të martën për rrjetin televiziv CNN, duke vënë në dukje se në të kaluarën, krijimi i vendeve të punës mbeti prapa zhvillimeve të tjera ekonomike si rritja e produktit kombëtar bruto.

Ai tha se paketa stimuluese e Presidentit Obama ka hedhur farën e ndryshimit dhe ka parandaluar humbjen e 4 milion vendeve të tjera të punës.

Zoti Bajden tha gjithashtu se ish nënpresidenti Dick Çeni e kishte krejtësisht gabim me komentet që bëri kohët e fundit se administrata Obama e ka bërë vendin më të pasigurt.

Zoti Bajden tha se administrata e zotit Obama po forcon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me jashtë. Ai tha se administrata e mëparshme e la vendin më të dobët se kurrë ndonjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. //bsa//

XS
SM
MD
LG