Lidhje

Një anije ushtarake franceze ka kapur 11 piratë somalezë


Një anije ushtarake franceze interceproi sot një anije të piratëve në bregdetin e Kenias dhe kapi 11 piratë.

Ministria franceze e mbrojtjes njoftoi se piratët po mbahen në anijen Nivose, e cila është pjesë e flotës së Bashkimit Evropian me misionin për të mbrojtur lundrimin në Gjirin e Adenit.

Sulmi ndodhi rreth 900 kilometra në lindje të portit Mombasa të Kenias. Zyrtarët thanë se fregata francez ndoqi piratët pasi helikopteri i taj ndihmoi në zbutjen e sulmit të tyre kundër një anieje liberiane.

Ndërkohë, anija amerikane e transporti "Liberty Sun" po udhëton drejt portit të Mombasas në Kenia pasi i shpëtoi dje një sulmi të piratëve në brigjet e Somalisë.

Korporata që e zotëron anijen tha se ajo ka pësuar dëme nga granatat dhe se nga zjarri i automatikëve por nuk ka patur dëme në njerëz.//lk
XS
SM
MD
LG