Lidhje

Indi: Zgjedhje parlamentare mes masave të forta të sigurisë


Miliona votues indianë morën pjesë në fazën e parë të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit, që do të zgjasin një muaj.

Më shumë se 2 milion e gjysëm oficerë të sigurimit ishin në forcë në 15 shtete indiane dhe dy territore, ku sot u zhvilluan zgjedhjet.

Nën-drejtori i Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve, R. Balakrishnan tha se dhuna ose forma të tjera që ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve prekën 86 qendra votimi, një fraksion i vogël i numrit total të qendrave të votimit.

Në shtetet lindore të Jarkandit, Biharit dhe Orissas, nga sulmet e kryengritësve maoistë humbën jetën të paktën 19 veta, mes tyre 10 trupa paraushtarake dhe 5 punonjës të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e sotme ishin të parat në 5 fazat e demokracisë më të madhe të botës. Rreth 700 milion indianë kanë të drejtë vote për në zgjedhjet e dhomës së ulët të parlamentit me 543 anëtarë. Zgjedhjet janë planifikuar të përfundojnë më 13 maj.//lk



XS
SM
MD
LG