Lidhje

Shtëpitë pluskuese që nuk harxhojnë energji


Si mund të kontrollojmë energjinë që shpenzojmë....apo ta planifikojmë atë. Si rezultat i ngrohjes globale, studiuesit parashikojnë rritjen e nivelit të detit dhe oqeaneve çfarë do të shtojë rrezikshmërinë për vende që gjenden poshtë nivelit të detit apo që njihen për përmbytjet. Materiali në vazhdim sjell përparimet teknologjike në zbatim dhe ato që mendohet se një ditë do të jenë pjesë e jetës tonë të përditshme.

Një mjet që përdor energji, por ama me shumë kujdes. Sahati për matjen e energjisë mund të planifikojë për ditët me përdorim të ngjeshur të energjisë, si në verë dhe dimër.

Mund të shuajë paisjet e panevojshme dhe të lidhet me panelet solare, apo gjeneratorët me erë për të minimizuar kërkesat e rrjetit. Sahati mat konsumimin e energjisë nga secila paisje shtepiake dhe mundëson kursimin me afro 15 përqind.

Shtëpitë pluskuese

Një shtepi është kaq e avancuar, saqë projekti i saj është ende në kompjuter. E ndërtuar nga një grup suedez, projekti njihet për kursimin e madh të energjisë. Shtepia qe nuk harxhon fare energji përdor qelizat solare dhe gjeneratorët me erë për nevojat energjitike.

Ngrohja kryhet përmes çlirimit të energjisë nga prodhimi dhe përdorimi i hidrogjenit. Energjia e tepërt ruhet në bateri për tu përdorur natën apo në dimër.
Kostoja e sotme e ndërtimit nënkupton se projekti thejshtë do jetë koncept, por me përparimet teknologjike, kjo ndërtesë mund të bëhet më e përballueshme.

Një pjesa e mirë e Holandës gjendet poshtë nivelit të detit. Biles ka pjese qe gjenden rreth shtatë metra poshtë nivelit të oqeanit. Sipas parashikimeve, pritet që nivelet të rriten si rezultat i ngrohjes globale dhe të shtohen përmbytjet. Të sprovuar nga situata të tilla, arkitektët kanë dalë me disa projekte që mund të pengojnë apo biles përjashtojnë mundësinë e përmbytjeve në të ardhmen.

Prej vitesh holandezët përdorin mullijtë e erës që të pompojnë ujin nga toka dhe kanë vënë prita për të penguar baticat.

Qeveria thotë se një propozim i ri i quajtur “Room for the River” do të sakrifikojë shtepitë e disave për të rritur sigurinë e shumë të tjerave.

Për Holandën përmbytjet janë fenomen i zakonshëm. Ndër më dramatikët ishte dalja nga shtrati e lumit Rhine në vitin 1995. Efektet e përmbytjeve nga Rheni janë ndier edhe në Francë, Belgjikë dhe Gjermani. 75 përqind e popullsisë në Hollandë jetojnë në nivelin e detit dhe miliona rrezikohen nga përmbytjet.

Platforma pluskuese si ato që përdoren për nxjerrjen e naftës në oqeane kanë frymëzuar arkitektët për të ndërtuar shtepi banimi për popullatën.

Shtepitë e lidhura pas një kulle të lartë, mund të pluskojnë deri tre metra mbi tokë. Baza prej çimentoje është e zbrazët, çfarë të jep përshtypjen e një anieje. Lidhjet me tubacionet e gazit dhe korentit janë fleksibël dhe nuk prishen kur shtepia pluskon.

Qeveria ka caktuar 15 zona për skema eksperimentale. Shumëllojshmëria e stileve të këtyre lloj shtepive është tejet e gjerë. Pas vite përpjekjesh me përmbytjet, holandezët po fillojnë një strategji të re shtepish banimi duke pluskuar mbi ujë.//lk

XS
SM
MD
LG