Lidhje

Presidenti Sejdiu i quan “farsë” gjyqet serbe për krime lufte


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i quajti “farsë” gjyqet në Serbi për krime lufte. Komentet vijnë pas pafajsisë që një gjykatë e Beogradit u dha tre personave që akuzohen se urdhëruan një masakër të vitit 1999 në të cilën u vranë 50 shqiptarë.

Zoti Sejdiu tha dje se këto procese janë "përpjekje që Serbia gjoja të demonstrojë para botës se po bën diçka për të gjetur fajtorë të radhës së tretë" pa një verdikt të qartë për fajtorët kryesorë.

Një gjykatë serbe për krimet e luftës shpalli të enjten fajtorë 4 policë serbë por nxorri të pafajshëm të pandehurin kryesor, ish komandantin e policisë speciale Radoslav Mitroviç dhe dy ish policë të rangut të lartë të Suharekës.

Vrasjet e marsit 1999 në qytetin jugor të Suharekës shihen si ndër krimet më të rënda të kryera gjatë konfliktit. //ii

XS
SM
MD
LG