Lidhje

Kosovë: Shënohet dita e lirisë së shtypit


3 Maji është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shërben për të informuar për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe si kujtesë e sakrificave që gazetarët bëjnë për të sjellë lajmet tek publiku. Kosovën, organizatat ndërkombëtare e kanë radhitur në mesin e vendeve me liri të pjesshme të medias. Gazetarët në Kosovë thanë sot se shkalla e lirisë së fjalës pasqyron shkallën e demokracisë së vendit, duke kritikuar institucionet për trysni ndaj gazetarëve.

XS
SM
MD
LG