Lidhje

Shënohet 25 vjetori i zbulimit të virusit HIV


Dy nga shkencëtarët më të njohur në botë në fushën e studimit të sëmundjes së SIDA-s shënuan 25 vjetorin e zbulimit të virusit HIV. Në dekadat e fundit, Dr. Robert Galo dhe Dr. Luk Montanjier, i cili mori çmimin Nobel për mjekësi në vitin 2008, shpesh garuan me njëri-tjetrin për të gjetur shkakun e e virusit vdekjeprurëse.

Dr. Robert Galo tha fjalët më të mira për rivalin e tij historik, Dr. Luk Montanjier nga Franca duke e quajtur atë koleg dhe mik.
"Kemi 25 vjet që e njohim arsyen e këtij virusi. Dhe për këtë kemi punuar në ty dyja anët e oqeanit”. - thotë ai


Të dy mjekët shpresojnë se prania e tyre para mediave do të nxjerrë në pah nevojën për më shumë kërkime në këtë fushë.
Njerëzit kanë filluar ta shohin rrezikun e kësaj epidemie si të qënë.


Por, siç thotë Dr. Montanjer, koha po kalon dhe ende nuk është gjetur kura për zhdukjen e kësaj sëmundjeje.
"Brezi i ri i pacientëve nuk vdesin më nga kjo sëmundje por, falë terapisë, ata bëjnë një jetë relativisht të mirë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se janë kuruar”. - thotë ai


Galo and Montanjier e dinë mirë sesa vëmendje po merr virusi H1N1, por sipas tyre 2400 njerëzit e diagnostikuar me këtë sëmundje në të gjithë botën nuk mund të krahasohen me 33 milionët që dihet se mbartin virusin HIV, apo dy milionët që kanë humbur jetën nga ai.
Qëllimi i dy mjekëve është gjetja e një kure për virusin e SIDAs. Kjo gjë nuk është realizuar ende, ndonëse kanë kaluar 25 vjet që kur virusi u zbulua. //mm//

XS
SM
MD
LG