Lidhje

Thaçi: Beogradi të eliminojë 2 standarte në politika


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i bëri thirrje Beogradit që të mos ndjekë dy politika, një konstruktive sa i përket integrimeve në NATO dhe Bashkim Evropian dhe një tjetër kundruall Kosovës. Ai tha se synimi për integrime euroatlantike të Kosovës dhe Serbisë nënkupton përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore. Beogradi vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës të cilën deri tash e kanë njohur 58 vende të botës.

XS
SM
MD
LG