Lidhje

Debati për rifillimin e gjyqeve ushtarake për Guantanamon


Grupet e të drejtave të njeriut po kritikojnë vendimin e presidentit Barak Obama për të rikthyer gjyqet ushtarake për disa të dyshuar terroristë të mbajtur në Gjirin e Gunatanamos në Kubë.

Organizata Amnesty International tha se zoti Obama po shkel një nga premtimet kryesore të fushatës duke rikthyer komisionet problematike ushtarake të cilat ai vetë më parë i kishte përshkruar si të dështuara. Xhonatan Hafec, avokat në Bashkimin Amerikan të Lirive Civile i karakterizoi gjyqet si një eksperiment i dështuar dhe kërkoi që të dyshuarit t’u dorëzohen gjykatave civile.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Obama i karakterizonte komisionet ushtarake si një kompromis të panevojshëm të vlerave amerikane. Ai i pezulloi gjyqet pak pasi mori postin në janar për t’i rishqyrtuar.

Por në një deklaratë dje, presidenti tha se komisionet, nëse strukturohen dhe administrohen si duhet, mund të jenë të përshtatshme për gjykimin e armiqve që shkelin rregullat e luftës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se presidenti beson që gjyqet ushtarake mund të luajnë rol, megjithëse sistemi i tanishëm nuk funksionon si duhet.

“Sistemi nuk arrinte të rezultate të shpejta dhe të sigurta për t’u dhënë drejtësi familjeve të viktimave dhe popullit amerikan. Për 8 vjet vetëm tre çështje kanë kaluar nëpër këto gjyqe.”

Deklaratat e të ndaluarve të marra përmes metodave çnjerëzore dhe degraduese të marrjes në pyetje nuk do të pranohen si prova, sipas presidentit. Informacioni i marrë përmes personavetë tjerë do të kufizohet dhe të akuzuarit do të kenë më shumë mundësi të zgjedhin avokatët. Mbrojtje do të kenë edhe ata që refuzojnë të dëshmojnë.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts do ta njoftojë kongresin për rregullat e reja të komisioneve.

Zëdhënësi Gibs thotë se administrata po bisedon me ligjvënësit për ndryshimin e rregullave të komisioneve përmes legjislacionit.

"Ndryshimet kërkohen për t’u siguruar që këto komisione të marrin vendime të drejta.”

Zoti Obama pritet të kërkojë 120 ditë kohë për të modifikuar sistemin ligjor. //bsa//

XS
SM
MD
LG