Lidhje

Ish-Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, kreu i ri i PD-së së Tiranës


Në Shqipëri, ish ministri i drejtësisë Aldo Bumci u shpall mbrëmë kryetar i Partisë Demokratike për kryeqytetin. Ai mori mbi 70 përqind të votave të delegatëve përballë kandidaturave të Gjergji Bojaxhi, drejtor i Korporatës energjitike shqiptare dhe deputetes Lajla Pernaska.

Në të vërtetë fitorja e zotit Bumçi ishte paralajmëruar, për shkak të mbështetjes së hapur publike që kryeministri Sali Berisha i kishte dhënë kandidaturës së tij.

Por një tjetër kandidat i cili u tërhoq 24 ora përpara ketyre zgjedhjeve, ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, hodhi hije të forta dyshimi mbi transparencën e garës së zhvilluar për kreun e partisë demokratike të Tiranës. Zoti Mustafaj lëshoi akuza të hapura kur tha se nuk mund të flitej për një garë përsa kohë nuk ishte respektuar asnjë element dhe normë e statutit të Partisë Demokratike.

Zoti Mustafaj i cili dy vjet më parë dha dorëheqjen nga posti i ministrit të jashtëm për shkak të përplasjeve me kryeministrin Sali Berisha, ka vendosur të tërhiqet, së paku për katër vitet e ardhshme nga jeta aktive politike. //kk//

XS
SM
MD
LG