Një person i armatosur me 2 granata dore u fut në selinë e presidencës serbe sot, dhe kërkoi që çështja e tij gjyqësore të zgjidhej brenda një dite.
Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Tadiç ishte në ndërtesë në momentin e incidentit. Policia e identifikoi personin si një biznesmen të falimentuar. Në presidencë kishte një numër forcash sigurie, kur personi u fut në ndërtesë.
Policët i drejtuan armët dhe negociatorët u
përpoqën ta bindin të dorëzohet. Incidenti ndodhi një ditë pasi
nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden ishte për vizitë në Beograd. //rd//