Lidhje

65 vjet pas luftës një veteran amerikan kthehet në Paqësor


Rreth 70 vjet pas një prej betejave më të ashpra në Oqeanin Paqësor, 89-vjeçari, Leon Kuper, veteran i Luftës së Dytë Botërore është kthyer në ishullin e vogël të Paqësorit, Tarava, ku luftoi kundër ushtarëve japonezë.Tani ai ka një mision të ri, pastrimin e këtij ishulli.Për habinë e tij, Kuper gjen atje edhe eshtrat e disa ushtarëve amerikanë të humbur në aksion.Kryqëzata e Kuperit është tema e filmit dokumentar të Stiven Barber-it "Kthimi në Tarava".

Leon Kuper në Tarava: "Më vjen era e gjithë atyre trupave që po kalbeshin në diell.Ende e ndjej atë.Gjithë ajo erë njerëzish që dekompozoheshin”.

Më shumë se njëmijë marinsa amerikanë u vranë dhe tre mijë të tjerë u plagosën në vitin 1943 gjatë ofensivës tri-ditëshe për të marrë nën kontroll ishullin Tarava.Gjakderdhja ende e ndjek Leon Kuperin dhe ai ka ndërmarrë tani një betejë të re.

"Për më shumë se tri vjet jam përpjekur ta bind qeverinë tonë të bëjë diçka për plazhet e shkatërruara ku kaq shumë amerikanë dhanë jetën në mbrojtje të vendit tonë”.


Dokumentari i Stiven Barberit ndjek Kuperin në takimet e tij me zyrtarët dhe ekspertët vendas për të siguruar ndihmë për operacionin e pastrimit.

Tarava është një ishull kaq i vogël sa nuk ka vend për të groposuar plehrat.Prandaj Kuperi ka propozuar që në brigjet e ishullit të vendosa kosha për riciklimin e plehrave.Por problem nuk janë vetëm plehrat, municione ende aktive janë të përhapura në plazh. Në dokumentar, elementi më tronditës janë eshtrat e njerëzve, siç vë në dukje zhytësi Gashta.

"Mund të shikosh shumë prej tyre”.

Në film, historiani ushtarak Mark Noah thotë se qindra marisa amerikanë janë varrorur në rërën e ishullit.

"1106 njerëz figuronin të humbur në fund të luftës. Kur ushtria erdhi për të zhvarrosut eshtrat etyre dhe për t’i marrë me vete në Shtetet e Bashkuara, vetëm 392 prej tyre mbërritën në Amerikë”.

Producenti i filmit, Stiven Barber, thotë se nuk ka të ngjarë që eshtrat e mbetura të kthehen ndonjë herë.

"Çështja është kostoja e lartë për t’i sjellë këta njerëz në Amerikë.Kjo ndoshi 70 vjet më parë, dhe tani ne jemi në mes të një lufte tjetër, askush nuk merakoset për këtë , me përjashtim të atyre që janë ende gjallë dhe duan që këta të kthehen në atdhe”.

Lon Kuper nuk heq dorë nga lufta e tij, por koha nuk premton sepse Tarava është duke u përmbytur.

"Nja dy prej ishujve në një arkipelag prej 12-13 ishujsh janë tani nën nivelin e ujit dhe është çështje kohe që të tjerët, ndoshta brenda 10 deri në 30 vjet, të mbulohen nga uji dhe kështu nuk do të ketë më Tarava”.

Po ashtu, natyrisht është në rënie edhe numri i veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, si Leon Kuper, që ngrenë zërin në emër të shokëve të tyre të rënë në luftë. //iç//

XS
SM
MD
LG