Lidhje

Berluskoni mohon marrëdhenien me supermodelen


Kryeministri italian Silvio Berlusconi mohoi të ketë patur marrëdhënie të ngushtë me një vajzë të re. Gjatë një takimi në zyrën e tij sot, zoti Berlusconi tha se do të kishte dhënë dorëheqjen, në se do të kishte gënjyer për këtë çështje.

Udhëheqësi italian ka ngjallur komente në publik për marrëdhënien e tij me modelen 18-vjeçare Noemi Letizia, që kur mori pjesë në mbrëmjen e organizuar për ditëlindjen e saj në Napoli muajin e kaluar. 72-vjeçari Berlusconi tha se prej shumë vjetësh ai është mik me prindërit e vajzës. Ndërkohë gruaja e kryeministrit italian ka kërkuar divorc.

XS
SM
MD
LG