Lidhje

Obama: Do të diskutoj për çmimet e naftës me mbretin saudit


Presidenti Obama tha dje se do të diskutojë për çmimet e naftës në takimin që do të ketë javën e ardhëshme me mbretin e Arabisë Saudite, Abdullah.

Zoti Obama tha se nuk është në interes të Arabisë Saudite krijimi i një situate në të cilën ekonomia amerikane të varet së tepërmi ose të goditet vazhdimisht nga rritje të mëdha dhe të menjëhershme të çmimeve të energjisë.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite duhet të marrin masa për të pakësuar varësinë nga nafta me qëllim që të rigjallërojnë ekonomitë e tyre dhe të ulin kërcënimet ndaj mjedisit.

Zoti Obama i bëri komentet për gazetarët pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin palestinez Mahmud Abas. Ai do të shkojë në Riad më 3 qershor.

XS
SM
MD
LG