Lidhje

Pakistan: Ushtria thotë se gëzon kontroll të plotë të Mingorës


Në Pakistan, ushtria thotë se ka fituar luftën kundër militantëve në qytetin kryesor të luginës Suat, duke shënuar kështu një moment kyç në fushatën ushtarake njëmujore kundër talibanëve.

Zëdhënësi ushtarak Gjeneral Majori Athar Abaz u tha gazetarëve sot se forcat qeveritare janë në kontroll të plotë të qytetit të Mingorës, megjithë rezistencën e pjesshme në rrethinat e qytetit veriperëndimor.

Gjenerali Abaz tha se 25 militantë, mes tyre edhe dy komandantë talibanë, u vranë gjatë operacioneve ushtarake gjatë 24 orëve të fundit.

Ai gjithashtu tha se beteja nuk kishte përfunduar ende në Suat, ku luftimet po vazhdojnë në disa pjesë të luginës. Ditën e sotme, kryeministri pakistanez Jusuf Raza Gilani u zotua se do të kujdesej për të zhvendosurit. //ek

XS
SM
MD
LG